Këshilltari i nominuar i Sigurisë Kombëtare flet për një NATO të fortë pas takimit Trump-Rutte, ka mesazh per vendet anëtare
18:44 / E Shtunë, 23 Nëntor 2024 / Gj. Sh
Mike Waltz, njeriu që presidenti i zgjedhur Donald Trump e ka përzgjedhur si Këshilltar për Siguri Kombëtare, ka komentuar për takimin që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar në SHBA me kreun në ardhje të Shtëpisë së Bardhë.
Waltz ka thënë se një NATO e fortë që rivendos fuqinë parandaluese dhe paqen, kërkon që të gjitha shtetet që janë anëtare të Aleancës të bëjnë pjesën e tyre sa i përket investimeve në raport me fuqinë ekonomike.
“Një NATO e fortë që rivendos fuqinë parandaluese dhe paqen kërkon që të gjitha shtetet anëtare të bëjnë pjesën e tyre, në përputhje me fuqinë e tyre ekonomike”, ka shkruar Waltz.
A strong NATO that restores deterrence and peace requires all member nations to do their part commensurate with their economic strength! https://t.co/2pQ4ZuDqKv
— Rep. Mike Waltz (@michaelgwaltz) November 23, 2024