Këto sinjale tregojnë se keni alergji nga ushqimi

Faktorët që ndikojnë në alergji nga ushqimet përfshijnë:

– Obezitetin

– Gjenet – gjenet e trashëguara mund të rrisin rrezikun e alergjisë.

– Etnia – risku më i madh shfaqet tek fëmijët aziatik dhe me ngjyrë, në krahasim me fëmijët e bardhë.

– Dieta e keqe – konsumi i pakët i omega-3, antioksidantëve dhe vitaminës D janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në alergji.

Le t’i hedhin një sy simptomave të zakonshme që mund të tregojnë se kemi alergji:

Alergjitë nga ushqimi nuk i shfaqin menjëherë shenjat pas të ngrënit. Disa reaksione ushqimore mund të shfaqen pas disa orësh.

Nëse nuk jeni të sigurtë që keni ngrënë diçka mund t’ju ketë bërë alergji, qëndroni të qetë dhe kontrolloni për këto simptoma:

1. Puçrra dhe kruarje lëkure

Shfaqja e puçrrave të kuqe në sipërfaqe të lëkurës dhe kruarja e tyre është një shenjë e alergjisë nga ushqimi. Por gjithashtu mund të jetë një alergji për shkak të kontaktit të diçkaje me lëkurën. Në këto kushte kujtoni sa më shumë detaje të vaktit të fundit për të përcaktuar alergjinë.