Konfiskimi i armatimit gjatë tri ditëve në veri, reagon Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit prioritet kyç
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit në veri.
Ai është shprehur se thirrjet për inspektim vijnë nga qytetarët e thjeshtë dhe tha se siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet për qeverinë.
“Policia jonë gjatë tre ditëve të fundit ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme armatimi, siç shihet në foto, ku përfshihen ar:më dhe granata në veri të vendit”.
“Thirrjet për inspektim vijnë nga qytetarët e thjeshtë që alarmojnë policinë. Siguria e njerëzve dhe siguria e të gjithë vendit mbeten një prioritet kyç për qeverinë tonë, veçanërisht kur përballemi me kërcënime të tilla të afërta për sigurinë tonë kolektive”, ka shkruar Kurti.