Konsumimi i dy lugë gjelle mjaltë përmirëson nivelin e sheqerit në gjak dhe kolesterolit

Konsumimi i dy lugë gjelle mjaltë mund të ndihmojë në balancimin e sheqerit në gjak dhe në përmirësimin e nivelit të kolesterolit.

Sipas studimeve të fundit, zëvendësimi i ëmbëltuesve të shtuar në dietë si sheqeri në çaj me mjaltë mund të ulë rreziqet e sëmundjeve që lidhen me konsumimin e tepërt të sheqerit, si diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe sëmundja e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike.

Konsumimi i mjaltit gjithashtu rrit kolesterolin “e mirë” dhe tregon shenja të përmirësimit të inflamacionit, shkruan The Independent.

Tauseef Khan, një studiues i lartë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të SHBA-së, thotë se rezultatet ishin befasuese sepse mjalti është rreth 80 për qind sheqer.

“Ne nuk po themi se duhet të filloni të pini mjaltë nëse aktualisht shmangni sheqerin. Përdorimi ka të bëjë më shumë me zëvendësimin nëse jeni duke përdorur sheqer në tryezë, shurup ose ëmbëlsues tjetër, ndërrimi i këtyre sheqernave me mjaltë mund të ulë rreziqet kardiometabolike”, tha Khan.

Tutje, sipas ekspertëve këto rezultate treguan se jo të gjithë sheqernat duhet të trajtohen njësoj nga zyrtarët e shëndetësisë dhe të ushqyerjes.