LAJME

Kosova në hartën e investimeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Evropë – Albnews

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se suksesi i ankandit të parë solar prej 100 MW e ka vendosur Kosovën në hartën e investimeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Evropë.

Përmes një postimi në Facebok, i pari i Qeverisë ka njoftuar se tashmë kanë nisur procedurat për ankandin e parë të erës gjithashtu me kapacitet prej 100 MW.

“Suksesi i ankandit të parë solar prej 100 MW e ka vendosur Kosovën në hartën e investimeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Evropë. Tash kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës gjithashtu me kapacitet prej 100 MW, me mbështetje të IFC e USAID.

Po ndërtojmë kapacitete të reja, përparojmë ekonominë tonë, rrisim sigurinë energjetike dhe mbrojmë interesat e shtetit”, ka shkruar Kurti.