Kthehen në punë policët e suspenduar për rastin e vrasjes së 35-vjeçares në oborrin e QKUK-së
Prishtine-Kater zyrtaret policore te Stacionit Policor ne Lipjan, cilet jane suspenduar nga puna lidhur me rastin e vrasjes se H.M., jane kthyer ne vendin e tyre te punes.
Lajmin per “Gazeta Albnews” e ka konfirmuar Inspektorati Policor i Kosoves (IPK), permes nje pergjigjeje me shkrim ku thuhet se e kane njoftuar Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Kosoves se shkaqet e suspendimit te ketyre zyrtareve policore kane pushuar.
“Duke ju referuar kerkeses suaj, Inspektorati Policor i Kosoves ju konfirmon se ka hetuar rastin penal ndaj kater zyrtareve policor te Stacionit Policor Lipjan nen dyshimin se te njejtin kane kryer vepren penale ‘Keqperdorim i pozites apo autoritetit zyrtar’ dhe per kete shkak ndaj tyre eshte rekomanduar suspendimi me pagese”, thuhet ne pergjigjen e IPK-se
Pas mbledhjes se deshmive, IPK-ja ka bere te ditur se ne konsultim me Prokurorin e Prokurorise Themelore Prishtine ka ngritur Kallezim penal ndaj tre te dyshuarve (nje rreshteri dhe dy hetuesve te Stacionit Policor Lipjan per vepren penale penale ‘Keqperdorim i pozites apo autoritetit zyrtar’, ndersa ndaj komandantit te Stacionit Policor-Lipjan ka bere kerkese per inicim te procedures disiplinore ne Drejtorine per Hetime te Brendshme dhe Verifikim te se Kaluares-Policia e Kosoves.
“Pas perfundimit e veprimeve hetimore, dorezimit te kallezimit penal ne Prokurorine Themelore ne Prishtine dhe kerkeses per hetim disiplinor ne PK, IPK ka njoftuar Drejtorin e Pergjithshem te PK-se, se shkaqet e suspendimit te kater zyrtareve policor te Stacionit Policor ne Lipjan kane pushuar”, thuhet tutje ne pergjigjen e IPK-se.
H.M u vra mbremjen e 30 nentorit te vitit te kaluar nga bashkeshorti i saj S.H., ne oborrin e Klinikes se Gjinekologjise ne Qendren Klinike Universitare te Kosoves.
I dyshuari H. per disa dite ishte ne arrati dhe me pas ne shtepine e tij u vetevra.
Ndaj 35-vjeçares kishte pasur nje udher-mbrojtje prej dates 13 shtator 2022 deri me 13 mars 2023, pas kerkeses qe vete viktima e kishte parashtruar me 8 shtator dhe per zbatimin e tij kishte qene i ngarkuar Stacioni Policor ne Shtime dhe Lipjan.
H.M kishte shkuar ne Kliniken e Gjinekologjise per te lindur femijen qe e priste nga martesa tremujore me te dyshuarin.
Shkaku se kishte pasur dhune ne familje, Gjykata Themelore e Ferizajt kishte vendosur urdher mbrojtje per H.M, ndersa Prokuroria Themelore e Ferizajt ka reaguar duke thene se kompetente per zbatimin e urdhrit mbrojtes ka qene Policia.