Kurti: Erdha për të nënshkruar aneksin e marrëveshjes bazë, pala tjetër s’deshi

Ai tha se palët kanë arritur marrëveshje publikisht që të respektojnë aneksin e marrëveshjes bazë.

Megjithatë, ashtu si në takimin e kaluar, edhe në këtë të sotmin, pala tjetër refuzoi.

“Fillimisht duhet të falënderojë nikoqirët, krerët shtetërorë të Maqedonisë Veriore për mikpritjen. Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen që do të zbatojë aneksin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër refuzoi sërish nënshkrimin e saj. Sa i përket aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në faqen e Bashkimit Evropian”, tha ndër tjerash ai.

Tutje, kryeministri u përgjigj edhe rreth deklarimeve të Borrellit për respektimin e pikës së 7.

“Nuk është vetëqeverishje, por vetëmenaxhim. Jam kryeministër edhe i të gjitha pakicave në Kosovë, që shpeshherë harrohen. Unë u shërbejë të gjithëve. Ekziston një paragraf që flet për një nivel adekuat të menaxhimit të pakicave serbe në Kosovë dhe ne do të udhëhiqemi nga standarde të larta që as serbët të mos kenë diskriminim”.