Kushdo që tenton të cenojë sigurinë e vendit, nuk do t’i ikë ndëshkimi – Albnews
20:16 / E Martë, 03 Dhjetor 2024 / Gj. Sh
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video ku shfaqen municione, ar:më dhe uniforma të gjetura gjatë një bastisjeje në veri të Kosovës.
Sveçla theksoi se këto materiale ishin fshehur nën një ahur dhe përfshinin uniforma të ushtrive të ndryshme.
“Ky është municioni, armët dhe uniformat që janë gjetur sot në veri të vendit”.
Ai ka njoftuar se përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, janë gjetur edhe uniforma të ushtrive të SHBA-së dhe asaj Britanike.
“Ky fakt tregon për planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime dhe sulme, duke synuar të fajësojnë shtete të tjera,” tha ministri Sveçla.
“Çdokush që tenton të cenojë rendin kushtetues, sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit. Republika e Kosovës, forca e ligjit të drejtë në shtetin tonë demokratik do të ngadhënjejë”, theksoi ai.