Lajmi i fundit: Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për…
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për kursimin energjisë elektrike.
Këto masa vlejnë vetëm për sektorin publik teksa ministrja Artane Rizvanolli ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë masa edhe për sektorin privat, shkruan Albnews.
“Masat në institucionet publike, ndërmarrje. Në kemi shpallur masat emergjente të kufizimit me energji. Ne kemi themeluar komitetin emergjent për adresimin e krizës. Ky komitet ka ofruar rekomanduar masa emergjente për sektorin publik, e që do të vazhdojnë më pas edhe në sektorin privat”, tha ministrja.
Këto janë masat që i ka prezantuar ministrja Rizvanolli:
Të zëvendësohen poçat standard me poça led në të gjitha institucionet që i përmenda më lartë.
Të ndalohet ngrohja në zyre apo në vendet ku ka prezencë fizike si dhe në të gjithë korridoret.
Të ndalohet ngrohja e ujit në të gjithë institucionet publike, apo përdorimi i bojlerëve përveç në institucione si spitale apo entitete tjera.
Të ndalen pajisjet elektrike, përfshirë ato të teknologjisë informative dhe të tjera.
Të ndalohet përdorimi i klimave, apo kondicionerëve, përveç rasteve kur nuk ka alternativa tjera për ngrohje.
Ndalohet përdorimi i ngrohësve unik, ngrohësve me energji elektrike.
Ndalohet përdorimi i ngrohësve unik, ngrohësve me energji elektrike.