Lista e Bekim Jasharit kalon në AAK, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet – Albnews
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, së fundmi i është bashkuar edhe Lista “Ideal”, e krijuar nga Bekim Jashari.
Haradinaj, poashtu njoftoi se Lista “Ideal” do të garojë në këtë listë nga Gjeneral Nuredin Lushtaku ku do të jetë kandidat për deputet.
“Gjeneral Lushtaku do jetë kandidat i koalicionit tonë për kryetar komune të Skenderajt në zgjedhjet komunale”, ka bërë të ditur Haradinaj.
Postimi i plotë:
Në cilësinë e udhëheqësit të koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ju informoj se Lista “Ideal”, e krijuar nga Bekim Jashari e sot e udhëhequr nga Gjeneral Nuredin Lushtaku, luftëtar i orëve të para të lirisë, bartës i shumë funksioneve në institucionet e pasluftës, Listë që kishte garuar në zgjedhjet e fundit komunale në Skenderaj, sot i është bashkuar koalicionit tonë. Lista “Ideal” do të garojë në listën tonë dhe Gjeneral Lushtaku do të jetë kandidat për deputet. Po ashtu Gjeneral Lushtaku do jetë kandidat i koalicionit tonë për kryetar komune të Skenderajt në zgjedhjet komunale.
Kështu bëhemi bashkë për Kosovën Fituese!/./