Interesante

Mbyllet kopshti zoologjik në Shkup, shkak dyshimet për praninë e gripit të shpendëve – Albnews

14:54 / E Diele, 20 Tetor 2024 / Gj. Sh

Për shkak të dyshimeve për grip të shpendëve, kopshti zoologjik në Shkup është mbyllur.

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë atje janë duke kryer hetime dhe ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar, raporton Alsat.m

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari konfirmuan se inspektorët janë duke bërë kontrolle, ndërkaq deri më tani, nuk është dhënë asnjë këshillë nëse vizitorët duhet të bëjnë ndonjë kontroll mjekësor.

Nga ana tjetër, në një komunikatë nga Kopshti Zoologjik thonë se problemi është fiktiv dhe se inspektorët kanë hyrë në kopshtin zoologjik pa urdhër dhe kanë vrarë disa zogj.

Nga aty njoftojnë edhe kallëzim penal ndaj drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe inspektorëve.

“Nga mëngjesi i sotëm, pa urdhër, vendim, apo dëshmi tjetër, inspektorët e AUV-së të shoqëruar nga persona me armë hynë në kopshtin zoologjik të Shkupit dhe masakruan zogjtë. Pa justifikim këta persona me urdhër të drejtorit të AUV-së dhe pa prova deri në këtë moment vranë disa dhjetëra zogj që shëtisnin lirshëm në kopshtin zoologjik. Fjala është për speciet dekorative të patave dhe rosave që jetojnë në parkun e qytetit, dhe kanë qasje natyral në kopshtin zoologjik nga parku i qytetit”

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari nuk iu përgjigjën akuzave të Kopshtit Zoologjik.

Ish-drejtori i kopshtit zoologjik, Gjorgi Galetanovski, ka konfirmuar se inspektorët janë në terren dhe ka treguar se personat që kanë qenë të pranishëm në kopshtin zoologjik sot në mëngjes janë evakuuar.

“Me sa di unë ka inspektorë nga AUV, nga shëndetësia nuk e di nëse ka të pranishëm. Po punohet në terren, le të shpresojmë që të mos jetë gripi i shpendëve, por siç e kuptova është bakter vdekjeprurës”, tha Gjorgji Galetanovski, ish-drejtor i Kopshtit Zoologjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *