Interesante

Më datë 7 dhjetor duhet të operohet, shqiptarët kërkojnë ndihmë për Blerimin

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Blerim Gjata me origjinë nga Berati dhe baba i dy vajzave të vogla, ka nevojë për ndihmë pasi prej disa kohësh vuan nga një sëmundje e rëndë.

35-vjeçari deri më tani ka kryer dy ndërhyrje kirurgjikale, por më datë 7 dhjetor do t’i nënshtrohet ndërhyrjes së tretë në një klinikë private.

Familjarët e tij deri më tani përballuar me shumë mundim dy ndërhyrjet e kryera, por për të tretën që kushton 12 mijë euro kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.

Duke ditur se Blerimi jeton në Rethimo, Greqi, komuniteti shqiptar në këtë qytet të Kretës, po mbledh kontribute në zyrat qendrore nga ora 6 deri në 9 të mbrëmjes.

Ata kanë hapur edhe një llogari bankare për këdo që do të dhurojë pa u paraqitur në zyrat e komunitetit shqiptar.

Familjarët dhe miqtë e tij kërkojnë ndihmën e gjithë shqiptarëve që Blerimi t’i bëjë ballë kësaj beteje të vështirë dhe të rikthehet pranë familjes.