Interesante

Me familje, me ua kthy krejt çka ka bë familja për mua – …

Gjesti ishte banori i parë që filloi sfidën “Ngjyrat e jetës sime”, duke zgjedhur karamelen e kaltërt.

E kjo ngjyrë pasoi me pyetjen se si e sheh veten në të ardhmen.

Gjesti tha se pas Big-ut veten normalisht e sheh me familje, si një djalë shumë i mirë dhe i suksesshëm.

“Veten pas këtu e shoh normalisht me familje, një djalë shumë i mirë, me sukses, me fëmijë me grua, edhe mos me i bë disa gabime që i kam bërë. Me u mundu me u përmirësu sa më shumë, mos me bë sene të këqija që i kam bë në jetë, edhe diku larg me familje edhe me ua kthy krejt çka ka bë familja për mua”, u shpreh Gjesti.

Për më shumë, kuptojeni përmes videos në vijim: