LAJME

Mërgata nuk është determinues i rezultatit – Albnews

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se ndarja e mërgatës ka ndodhur para tri vjetëve, duke iu referuar tubimeve të partive politike në diasporë.

Haziri ka lavdëruar mërgatën për kontributin e dhënë, duke i quajtur si ‘heronj të gjallë’, por ka theksuar se ata nuk janë determinues të rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë.

“Ndarja e mërgatës ka ndodhur para tri vjetëve. Është një e vërtetë tjetër e madhe dhe nuk është kontradiktore fjala jeme që me kënd bahet mërgata ia jep shkëlqimin fitores, por nuk janë determinues të rezultatit”, ka thënë Haziri në Kanal10.

Haziri gjithashtu ka komentuar edhe deklarimin e Rohde për fushatën parazgjedhore të opozitës në Gjermani.

“E kemi pru punën që ambasadat me punu për një parti politike me organizu tubime dhe takime. Gjermania edhe presidentët e Turqisë ua ka ndalu tubimet politike e tash VV i kryjti takimet e veta e ua la opozitës”, ka thënë Haziri././