LAJME

Mos të ishin kamerat, edhe për Banjskën do hidheshin dyshime se kush e ka kryer aktin terrorist – Albnews

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se Bashkësia ndërkombëtare është në dijeni se kush janë përgjegjësit për cënimin e integritetit të Kosovës, marrë këtu rastin e fundit në Zubin Potok.

“Disa individ edhe opozitar në Kosovë ende duan të dyshojnë kinse nuk ka prova kush e ka shkaktuar, sipas këtyre veç me kamera duhet me i kap se ndryshe se besojnë se serbia qëndron prapa sulmit. Mos të ishin kamerat edhe për rastin e Banjskës do dyshonit kush e ka kryer këtë akt terrorist”, ka shkruar Bajqonovci në llogarinë e tij në Facebook, transmeton ..