Motër e vëlla, 3 dhe 5 vjeç vdesin tragjikisht nga zjarri (Foto) – Albnews
Motër e vëlla (5 dhe 3 vjeç) kanë vdekur tragjikisht pasi zjarri përfshiu banesën e tyre ditë më parë në Preston të Virgjinia.
Bazuar në hetimet e para, dyshohet se rasti ka ndodhur derisa nëna e dy fëmijëve ishte në gjumë, shkruan Daily Mail- transmeton ..
Sipas hetuesisë, djali i vogël Louis Constantin Busuioc shkaktoi zjarrin derisa ishte duke luajtur me një çakmak, e që ndodhej në të njëjtën dhomë me motrën Desire-Elena Busuioc.
Fillimisht, e para që pa zjarrin ishte një fqinje e cila lajmëroi menjëherë zjarrëfikësat.
Louis dhe Desire u shpëtuan nga zjarrfikësit, por të dy vdiqën tragjikisht katër ditë më vonë.
Nëna e tyre, Lorena, kishte arritur të arratisej nga një dritare.
Hetimet poashtu zbuluan se nëna e dy fëmijëve, Lorena kishte qenë në gjumë kur filloi zjarri. Ajo kishte mbyllur veten dhe dy fëmijët në një dhomë gjumi lart për t’i penguar ata të largoheshin nga dhoma ndërsa ajo flinte.
Një tjetër banor shkelmoi derën e shtëpisë në përpjekje për t’i shpëtuar, por nxehtësia dhe tymi ishin tepër të dendura.
Nëna e fëmijëve, Lorena më vonë i tha policisë se reagimi i urgjencës kishte qenë i papërshtatshëm.
“Mendoj se kaluan më shumë se dhjetë minuta para se të vinin zjarrëfikësit”, citohet të ketë deklaruar ajo. /./