“Na kanë bërë presion”, Llumnica nga sindikata e KEK-ut flet për shkeljet në paga që iu bëhen punëtorëve – Albnews
Nexhat Llumnica – Sindikata e Re, KEK ka deklaruar se punëtorët e KEK-ut kanë qenë në presion të vazhdueshëm nga menaxhmenti i KEK-ut.
Kjo pasi që ata kanë paralajmëruar protesta dhe greva në rast të mosplotësimit të kërkesave, qoftë për rritje pagash apo edhe prokurorimit të rrezikshmërisë së punës.
Llumnica në RTV Dukagjini tha se dy premtimet kryesore që do të realizohen nga KEK-u janë rritja e pagës për 50 euro si dhe një shumë bonus për muajin dhjetor me nga 200 euro për secilin punëtor në KEK.
“Ngritja e pagave është për secilin punëtor të KEKut për 50 euro nga janari dhe 200 euro bonus për muajin dhjetor. Njëkohësisht është iniciuar për prokurorim të rrezikshmërisë dhe faktorët që kanë ndikuar me KEKun janë të shumtë. Kemi pasur presion prej menaxhment të KEKut, presion psikologjik për grevë etj.”, tha ai.
Për herë të fundit Sindikata e Re e KEKU-ut protestoi më 24 tetor././