Nagip Krasniqi shkon në Prokurori Speciale për intervistim, raportohet se ndaj tij janë hapur hetime të reja – Albnews
Ish-Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, raportohet se është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.
Mediat kanë publikuar edhe një fotografi ku Krasniqi shihet bashkë me avokatin e tij tek objekti i Prokurorisë. Sipas raportimeve, ndaj tij janë hapur hetime për reja, ndërkohë që ka edhe një aktakuzë të ngritur.
Ndryshe, para tri javësh, Prokuroria Speciale kishte intervistuar edhe Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin.