Ndryshimet që duhet t’i bëni pasi mbushni 30 vjet – Albnews
Shumë njerëz i kalojnë të njëzetat e tyre duke bërë veprime që nuk janë të shëndetshme për shëndetin dhe jetën e tyre.
Ndërsa shkencëtarët tani sugjerojnë se mosha 30-vjeçare është një kohë ideale që të filloni me ndërtimin e shprehive që janë të shëndetshme dhe fitimprurëse.
“The Independent” ka përpiluar një listë prej 10 gjërave që njeriu duhet t’i bëjë kur ta ketë arritur këtë moshë.
- Ndërprisni duhanin.
- Bëni gjumë të rregullt (duhet të flini dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë).
- Ushtroni rregullisht në palestër apo merruni me aktivitete të tjera sportive.
- Filloni të mbani një ditar ku mund t’i shkruani momentet e veçanta të jetës.
- Filloni të kurseni të holla duke u munduar që të mos shpenzoni në gjëra të panevojshme.
- Bëhuni të lumtur me atë që keni.
- Filloni të ndiqni ëndrrën e jetës.
- Mos u mundoni t’i kënaqni të gjithë.
- Mos e krahasoni vetën me të tjerët.
- Falni vetveten për gabimet tuaja.