LAJME

Osmani me Jolyn e Kanadasë, diskuton për sigurinë dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës – Albnews

Presidentja Vjosa Osmani, në fillim të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly.

Sipas Presidencës, në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon dhe mbështetjen kanadeze për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Ndër të tjera, Osmani dhe Joly, diskutuan edhe për thellimin e partneritetit tanë strategjik në një sërë fushash të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.