Osmani nesër i drejtohet Kuvendit, opozita tregon a do të marrë pjesë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, sikurse çdo vit, edhe të enjtën më 21 nëntor do t’i drejtohet Kuvendit në fjalimin vjetor, për punën një-vjeçare të kreut të shtetit, shkruan ..
Në këtë seancë, partitë opozitare ende nuk dihet nëse do të jenë të gjitha prezente gjatë adresimit të Osmanit.
E vetmja që tashmë e ka konfirmuar se do të jetë në sallë gjatë fjalimit të Osmanit është Lidhja Demokratike e Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kanë vendosur që të jenë në sallë.
“Si Grup Parlamentar, do të marrim pjesë në seancën ku Presidentja e Republikës do t’i drejtohet Kuvendit”, ka thënë Gashi për Demos.
Ndërsa, dy partitë tjera opozitare, PDK e AAK, nuk kanë treguar nëse do të jenë në sallë gjatë fjalimit të Osmanit ose jo.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha për Demos se gjatë pasditës do të marrin vendim në grupin parlamentar, porse më vonë nuk është përgjigjur në pyetjet e Demos-it se çfarë vendimi kanë marrë.
As nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë treguar nëse do të shkojnë në seancë gjatë fjalimit të presidentes.