Përleshje mes të rinjve në Vushtrri, shkrepet edhe revolja

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar armën nga i dyshuari i mitur.

Në bazë të njoftimit të policisë, bëhet e ditur se i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Njoftimi i plotë:

Në orët e mbrëmjes të datës 24 nëntor 2022, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Me t’ pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin me ç’ rast nga i dyshuari I. K., i moshës se mitur, është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me pesë fishkë

Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje ndërmjet disa të rinjve i dyshuari I.K., ka shtënë me armë në ajër, ku në cilësi të provës materiale është konfiskuar edhe një gëzhojë që dyshohet të jetë shkrepur nga arma e konfiskuar nga i dyshuari.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është arrestuar edhe një preson tjetër po ashtu i mitur, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ’’Përdorim i armës’’ dhe ’’Armëmbajtje pa leje’’.