Plakja mund të ngadalësohet falë këtyre 6 ushqimeve, Ylli Merja zbulon sekretin
Plakja është një proces normal dhe i detyrueshëm që prek çdo qelizë të gjallë. Çdo njeri hyn në këtë proces që në moshën 20 vjeçare, ecuria e saj është e ndryshme nga një individ në tjetrin dhe varet nga mënyra e jetesës dhe trashëgimia.
Gjatë rritjes, numri i qelizave që lindin është më i madh se i atyre që vdesin, ndërsa gjatë procesit të plakjes ndodh e kundërta.
Një tjetër faktor që ndikon plakjen është dhe sekretimi i hormoneve, i cili me kalimin e moshës ka tendencë te bjerë. Shenjat e plakjes mund të shihen qartë. Ato përfshijnë elementë të tillë si; rënia e flokëve, formimi i qeseve të syve dhe plakja e lëkurës.
Mjeku popullorë, Ylli Merja ka zbuluar se si të ngadalësojmë proçesin e plakjes:
Si plakje do të ndodhi, si proces fizologjik eshte i panderprese. Organizmi i njeiut ka menyre mahnites anen e rigjinerimit te vetvetes. Te gjitha pjeset e trupit, floket, qerpikat, vetullat, qelizat nervore të të parit, lëkura e jashtme deri te kockat.
Nga organi varet edhe kohëzgjatja. Psh: kocka do deri në 10 vite. Në një second në trupin e njeriut mund të regjenerohen rreth 25 milion qeliza qe janë si fotokopje te atij zinxhiri gjenetik që kemi trasheguar.
Ndikim në plakje nuk ka vetëm lodhja fizike, ankthi dhe stresi. Por janë dhe faktorë të tjerë si: ajri, uji, zhurmat, ushqimet e deri te lëvizja. Jeta është një lëvizje.