PLEQTE E MALISHEVES AKOMA NDAJNE DREJTËSI ME KANUN, DETYROJNË NIPIN QE “UA MORI FYTYREN” TË PAGUAJE 45 MIJE EURO DËNIM

NjE rast jo fort i zakontë dhe skandaloz ka ndodhur në fshatin CarallukE të Malishevës, ku një burrë është detyruar nga pleqtë e lagjes të paguajë 45 mijë euro në emër të nderit, për shkak të dyshimeve që familja kishte ndaj tij për tradhti. Gazeta Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive nga ky rast tipik që ndodhë në familjet patriarkale ku nderi është mbi gjithçka, edhe mbi jetën. Për ruajtjen dhe mbrojtjen e nderit njerëzit detyrohen edhe të paguajnë.

Sinjali ka mësuar se gjithçka u zbulua pas raportimit të një rasti të dh unës në familje, nga një grua nga fshati Carallukë i Malishevës, e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dh unë fizike.

Në dëshminë e dhënë nga viktima gjatë intervistimit para hetuesve policorë ajo ka deklaruar motivin e dh unës që ka pësuar nga burri i saj. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur pas dyshimeve që ishte ngritur në familje se ajo po e tradhton bashkëshortin me një familjar të tij.

Akuza për tradhti siç duket alarmoi gjithë familjen per çka u paguan mijëra euro nga personi me të cilin akuzohej viktima se kishte pasur një lidhje.

Vjehrri i saj e ka pranuar se pleqtë e lagjes e kanë dënuar nipin e familjes me 45 mijë euro, duke u pajtuar që kjo shumë e parave të paguhet dy herë radhazi, pjesa e parë prej 25 mijë eurosh në ditën e gjykimit me Kanun, kurse 20 mijë euro të tjera të paguhen më 10 gusht.