Problemet që sjell mungesa e vitaminës D

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e megjithatë shumë njerëz nuk e kuptojnë rëndësinë e saj.

Ekspertët thonë se në një pikë të jetës, njerëzit përballen me rënien e niveleve të vitaminës D, ndonëse nuk e kuptojnë një gjë të tillë.

Nivelet e ulëta të vitaminës D manifestohen me një sërë simptomash siç janë: energjia e pakët, pagjumësia, problemet me imunitetin dhe luhatjet e humorit.

Fakte të rëndësishme për rolin e vitaminës D në organizëm

Burimi më i mirë i vitaminës D është dielli.

Ekspozimi i pakët ndaj tij, ul ndjeshëm nivelet e vitaminës D në organizëm që pasohet me probleme të tjera me shëndetin.

Vitamina D ul rrezikun e kancerit të gjirit

Ekspertët thonë se të qëndruarit në diell për pak kohë çdo ditë ul rrezikun e kancerit të gjirit.

Ekspozimi në diell, stimulon prodhimin dhe sintetizimin e kësaj vitamine në lëkurë dhe një gjë e tillë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit.

Ekspertët rekomandojnë qëndrimin në diell për 20-30 minuta në ditë.

Vitamina D ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë.

Shqipëtarët janë me fat sa i përket klimës së ngrohtë dhe ekspozimit në diell. Por një pjesë e konsiderueshme e vendeve të globit i gëzohet shumë pak ditëve me diell.

Në këto vende regjistrohen edhe shifrat më të larta të sklerozës së shumëfishtë.