Projektligji për buxhetin e 2025-tës mbledh serish kuvendin – Albnews
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajnë sot seancë plenare.
Në rend të ditës është vetëm një pikë: shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-332, mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Seanca është njoftuar të fillojë në ora 10:00, raporton ..
Paraprakisht, deputetët janë ftuar të marrin pjesë në adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani, në seancën që fillon në 09:30.
LDK-ja dje konfirmoi se do të marrë pjesë në seancën e adresimit të presidentes, teksa akoma nuk dihet nëse partitë opozitare do të bëjnë të njëjtën gjë, apo do të zgjedhin bojkotin././