Prokuroria e Pejës kërkon paraburgimin e zyrtarëve të “Ambientit”, të dyshuar për korrupsion

Peje- Prokuroria Themelore e Pejes ka bere kerkese per caktimin e mases se paraburgimit dhe arrestit shtepiak ndaj zyrtareve te kompanise “Ambienti” ne Peje, te cilet jane arrestuar tri dite me pare, nen dyshimin per keqperdorim te pozitave zyrtare.

Lajmin per “Gazeta Albnews”, e beri te ditur prokurori i rastit Ersan Qavolli.

Ai tha se me 18 mars 2023, ka bere kerkesen e caktimit per masen e paraburgimit per anetaret e arrestuar te Bordit te kompanise “Ambienti”.

Ndersa, tha se per zyrtaret e tjeret kishte kerkuar caktimin e arrestit shtepiak.

Te shtunen, gjithashtu ishte mbajtur seanca e paraburgimit ndaj te dyshuarve, ku gjykata kishte vazhduar masen e ndalimit edhe per 48 ore.

Por, lidhur me kerkesen e prokurorit Qavolli, Gjykata Themelore ne Peje, nuk ka vendosur ende.

Ndryshe, Prokuroria Themelore ne bashkepunim me Policine e Kosoves gjate nje aksioni te ndermarre me 16 mars te ketij viti ne kompanine “Ambienti” kishte ndaluar shtate te dyshuar per keqperdorim te detyres zyrtare e vepra tjera penale. /Gazeta Albnews