LAJME

Qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike – Albnews

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, anëtarësimi i Kosovës në NATO i përmbyllë të gjitha debatet për sigurinë.

Daut Haradinaj ka thënë se Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë sot janë qindra herë më të fortë e më të përgatitur se në 98-99.

“Qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike në Serbi. Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë sot janë qindra herë më të fortë e më të përgatitur se në 98-99. Këto retorika të humbësit ballkanik veç sa e rrisin vullnetin tonë për të qenë të gatshëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë, ashtu siç vepruam kundër kasapit të Ballkanit”, ka thënë Daut Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Kosova në NATO i përmbyllë të gjitha debatet për sigurinë.

“Ne jemi të fokusuar për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe kjo i mbyll debatet e sigurisë përjetësisht për Kosovën”, është shprehur Daut Haradinaj.