Interesante

Rikthehet dentisti mashtrues, qytetarja paguan 3 mijë euro dhe mbetet pa dhëmbë në gojë

Më 23 tetor 2023, më shumë se një vit më parë, emisioni “Stop” transmetoi rastin e stomatologut David Todri, i cili i kishte vënë implante në gojë një shtetasi italian. Pasi italianit iu krijuan probleme, stomatologu Todri jo vetëm që nuk ia zgjidhi, por e shau dhe ofendoi.

Pas transmetimit USSH, dega Fier mori masa që t’i pezullonte licencën David Todrit për një vit. Por historia përsëritet me qytetaren nga Korça Valentina Alushi, e cila paguan për 6 implante, por dy prej tyre i bien brenda ditës. Dentisti Todri ia vë sërish njërin, por sërish nuk mbajti. Tani zonja ka paguar 1800 euro dhe ka vetëm 3 implante në gojë.

Më pas Todri i vë zonjës një si urë-protezë që kushton 100 mijë lekë të vjetra, por ia shet 1 mijë e 200 euro. Por kjo protezë nuk mbahej në gojë pasi Valentina as hante, as pinte, madje dhe as nuk fliste qartë.

Todri i kishte thënë “do të mësohesh” duke i dhënë madje edhe një afat prej 7 ditësh në të cilin ajo do të përshtatej, por kjo sigurisht nuk ndodhi.

Në total, Valentina thotë se ka paguar 3 mijë euro dhe nuk ka dhëmbë në gojë.