Sekuestrohen dy pushkë dhe një boks hekuri në Suharekë – Albnews
Më 03.12.2024 policët nga stacioni policor i Suharekës, pas informatave të marra në rruge operative kanë bastisur dy lokacione, një në fshatin Duhël dhe një në fshatin Vraniç dhe janë gjetur dy ar:më ilegale.
Në fshatin Duhël është gjetur dhe është sekuestruar një pushkë gjuetie, ndërsa në Vraniç është gjet dhe është sekuestruar një pushkë gjysmë automatike dhe 29 fishke.
Gjithashtu po gjatë të së njltgës ditë pasi që policia ka marrë informatë se në stacionin e autobusëve në Suharekë disa të rinj janë duke u përleshur, policia ka intervenuar, ndërsa njërit nga të miturit i është gjetur një boks hekuri dhe tre fishekë të kalibrit të vogël.
Në të tria raste kundër të dyshuarve janë nisur hetimet për veprën penale “Mbajtje, posedim apo kontroll i armëve”, të dyshuarit janë liruar dhe rasti hetohet me procedurë të rreguult.