Semi Jaupaj paralajmëron projektin e saj të ri muzikor

Semi Jaupaj, ka zbuluar se projekti i saj i ri muzikore është drejt finalizimit.

Përmes disa imazheve në profilin e saj në ‘Instagram’, ka treguar se së shpejti do të zbulohet edhe data e saktë e lansimit të këngës, shkruan Albnews.

“Të kalon, është veç fazë”, ka shkruar Semi në mbishkrimin e fotografive.

Ndërkohë, në një tjetër postim këngëtarja nga Shqipëria, Semi ka shkruar: Kënga e re, zbulimi i tekstin, nesër ju them datën”.

Projekti i saj i fundit ishte bashkëpunimi me Ronin dhe kënga “All your lovin”.

Gjithashtu, ata janë përfolur për një lidhje të mundshme mes tyre.