Shi dhe rënie temperaturash, ky është moti për ditët e para të tetorit

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend në ditët e parë të tetorit. Sipas PW’së, dita e parë e këtij muaji fillon me të reshura shiu, të cilat mund të vazhdojnë edhe në fillim të javës.

30.09.2022 – Në ditën e parë të tetorit, po parashihet të kemi mot me të reshura shiu, për derisa ditën e diel paraqiten kushte të motit më stabil dhe më shumë diell.

Në fillim të javë vijuese do të mbajë mot paksa më i freskët, me vransira të ndryshueshme, me mundësi për riga lokale shiu ditën e hënë dhe të martë.

Sipas parashikimeve më të fundit, në pjesën e dytë të javës do të ketë më shumë intervale me diell, dhe rritje të temperaturave përreth vlerave mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, mirëpo ditën e shtunë ka gjasa të ketë depërtime edhe të pluhurit saharian mbi rajon, që mund të rrisë koncentrimet tek parametrat e grimcave të materies, e që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare, apo edhe në të dobëta në disa stacione.

1.10 – Kryesisht vranët dhe ngrohtë, e nga mesdita me mundësi edhe për reshje shiu, që vende-vende mund të vazhdojnë edhe në mbrëmje si reshje lokale.

2.10 – Mjegull në mëngjes përgjatë ultësirave, e gjatë ditës kryesisht me diell.

3.10 – Vransira në mëngjes, me mundësi për riga lokale shiu. Gjatë ditës intervale me diell.

4.10 – Kryesisht me vransira, nga mesdita me mundësi për riga lokale shiu.

5.10 – Pjesërisht vranët.