LAJME

Shpërthimi në Pejë ku vdiq një person, ndalohet pronari i pompës së derivateve – Albnews

Më 11 tetor një burrë vdiq pas pas shpërthimit të cisternës në një nga pompat e derivateve në Pejë.

Gjithashtu për shkak të këtij shpërthimi u lëndua edhe një person tjetër.

Lidhur me këtë rast sot 12 ditë më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë pronari i kësaj pompe.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Për rastin ku mbetë i vdekur një punëtor i pompës së benzinës me 11.10.2024 Prokuroria ka nxjerr vendim për ndalimin e një personi, i cili po dyshohet për veprën penale “mos ofrimi i kushteve të domosdoshme në vendin e punës”, ka thënë Nikçi për Indeksonline./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *