Interesante

Shqiptari përplas për vdekje çiklisten me kamion (EMRAT+FOTO)

Shqiptari Bekim Fiseku, 53 vjeç, është shpallur në kërkim për vrasjen e 36-vjeçares Amanda Servedio në Astoria.

E reja u përplas për vdekje vetëm dy blloqe larg banesës së saj rreth orës 11 të mbrëmjes më 22 tetor, njofton NYPD.

Policia ka identifikuar shqiptarin e dyshuar për grabitje, i cili dyshohet se përplasi me kamion të renë me biçikletë teksa po i arratisej policisë.

Ngjarja ndodhi në Queens muajin e kaluar.

Pamjet nga kamerat e sigurisë, të siguruara nga The Post, treguan një mjet tip Dodge Ram që përplas me shpejtësi çiklisten në kryqëzimin e 34th Avenue dhe 37th Street, duke e “fluturuar” Servedion nga biçikleta në një BMW të parkuar.

Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Elmhurst, ku ndërroi jetë nga plagët e marra.

Oficerët filluan të ndiqnin kamionin, duke besuar se tre personat brenda tij ishin të dyshuarit për grabitje, por shoferi refuzoi të ndalonte dhe u largua me shpejtësi.