Si të kemi një martesë të lumtur?

Studimet e mëparshme kanë treguar se bashkëshortët mund të ndikojnë në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njëri-tjetrit.

Nga ky studim kuptojmë se si një burrë mund të përfitojë nga të paturit një grua kontrolluese.
Kur burrat kontrollohen nga gratë e tyre, kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit, sipas një studimi të udhëhequr nga një sociolog i Universitetit Shtetëror të Miçiganit.

Hulumtuesi kryesor ,Hui Liu, tha se kjo mund të jetë për shkak të faktit se disa gra monitorojnë vazhdimisht shëndetin e burrave të tyre, veçanërisht nëse ata janë me shëndet të dobët ose kanë sëmundje si diabeti, që kërkojnë monitorim të shpeshtë.

Megjithatë, burrat mund të ndihen të pakënaqur kur gratë u thonë atyre se çfarë të bëjnë, gjë që ata mund ta shohin si “bezdisje”
Gratë janë më të shëndetshme në martesat e lumtura.

Një martesë e mirë do të nënkuptonte një rrezik më të ulët për probleme shëndetësore.
Kujdesi i tepërt bën më shumë dëm sesa mirë

Kontrolli i tepërt mund të krijojë gjithashtu stres dërrmues për bashkëshortët. Shumë studime kanë treguar se martesat ‘stresuese’ mund të jenë të këqija për trupin, zemrën dhe mendjen. Dhe një studim i veçantë ndoqi rreth 10,000 danezë, për 11 vjet, dhe arriti në përfundimin se ata me partnerë kontrollues kishin një rrezik 50%-100% më të lartë të vdekshmërisë së hershme sesa ata që bënin jetë më paqësore.