Sillet para drejtësisë në Kosovë serbi që dyshohet se hodhi dinamit në kanalet e “Ibër-Lepencit” – Albnews
Sapo është dërguar në gjykatë edhe një person tjetër i dyshuar në lidhje me sulmin e fundit që ndodhi në kanalin e “Ibër-Lepencit” në Zubin-Potok.
I dyshuari J.V. pritet të dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku do të vendoset për masat e mëtejshme ndaj tij.
Seanca gjyqësore ndaj ka nisur në orën 10:30.
Kujtojmë se Prokuroria Speciale dje ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës janë kryer disa kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar ar:më të ndryshme dhe pajisje të tjera.
Lidhur me sulmin terrorist janë shoqëruar në stacionin policor 10 persona, ku dy prej tyre D.V. dhe D.M. janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M. nga prokuroria është liruar në procedurë të rregullt
Policia dhe organet e drejtësisë po vazhdojnë veprimet hetimore për këtë rast.