Simptomat e pazakonta të diabetit, çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen

Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e zakonshme tek njerëzit me diabet sesa tek ata pa diabet. Po ashtu, sëmundja mund të përparojë më shpejt dhe të jetë më e rëndë tek ata me diabet.

Marrëdhënia mes periodontitit dhe diabetit duket të jetë e dyanshme. Teksa diabeti mund të përkeqësojë periodontitin, periodontiti mund të jetë një faktor rreziku për rritjen e sheqerit në gjak (hiperglicemia), një faktor përcaktues i diabetit.

Sepse inflamacioni mund të jetë një faktor kontribues në shkatërrimin e kockave që mbështesin dhëmbët. Megjithatë kjo është faza e fundit e sëmundjes së periodontitit.

Ndryshimet në lëkurë

Disa sëmundje të lëkurës mund të jenë shenja e parë që ju keni diabet. Një shembull është acanthosis nigricans, që shfaqet si një njollë errët në lëkurë. Shpesh njolla është e trashë, dhe zakonisht zhvillohet në pjesën e pasme të qafës, sqetulla dhe ije.

Këto njolla mund të shfaqen edhe në duar, këmbë, bërryla dhe gjunjë, si pasojë e rritjes së niveleve të insulinës. Gjithashtu ekzistojnë edhe lloje të tjera njollash, që kanë një teksturë të trashë, apo flluska që nuk shkaktojnë dhimbje, të cilat paralajmërojnë një rrezik të mundshëm për diabet.

Infeksionet e shpeshta

Infeksionet e shpeshta mund të ndodhin për shkak të një kombinimi të niveleve të larta të sheqerit në gjak. Kjo krijon një mjedis të përshtatshëm për rritjen e baktereve, duke dobësuar edhe përgjigjen imune.

Infeksionet më të zakonshme janë ato të traktit urinar, infeksionet bakteriale dhe kërpudhore.

Ndryshime në shikim