Simptomat kryesore për ta dalluar shfaqjen e depresionit

Depresioni është një sëmundje që nuk pyet për moshë. Ata që preken e fshehin. Ndaj është jetësore që të gjithë të jemi në gjendje të dallojmë sinjalet tek personat që mbajmë afër.

Ky problem manifestohet me trishtim dhe humbje të shpresës dhe interesit në aktivitetet e përditshme.

Depresioni ndikon në mënyrën e të menduarit, ndjenjat dhe sjelljen.

Ai mund të shkaktojë probleme emocionale, funksionale dhe fizike.

Në Shqipëri mosha e të prekurve nga depresioni ka ardhur duke u ulur në mënyrë alarmante. Psikologët referojnë raste të depresionit edhe në mosha 14-15 vjeçare.

Kjo si pasojë e modeleve jo reale me të cilat sidomos të rinjtë ndeshen në mediat sociale, qoftë këta të ashtuquajtura figura të modelingut apo edhe pseudo-artiste me karriera të dyshimta.

Ndërkohë që edhe tek moshat e tjera pasojat e depresionit bëhen serioze dhe nevoja për trajtim afatgjatë mund të bëhet urgjente.

Të afërmit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të mëposhtme:

Trishtim dhe të qara pa arsye.

Boshllëk emocional dhe ndjesia e të qenit të pashpresë.