Sonila Meço tregon historine TRONDITËSE te saj: Si u be shoqja ime pro*titute, tjetren e perdh**uan shoket ndersa
Sonila Meço ka bërë një shkrim për vrasjen e rëndë të 14-vjeçarit në Tiranë.
Me këtë rast, ka treguar dhe dramat e saj në rini.
Postimi i Sonilës
Në atë biçim sheshpushimi mes pallateve të ngucur të vërtitet rregullisht hundëve aroma e hashashit. Dhe po aq brutalisht të përplaset fytyre imazhi i adoleshentëve, që e tymosin pa u tutur aspak nga prezenca e kalimtarëve.
‘Në klasën time edhe vajzat mbajnë çakmak dhe biçak’, më thotë djali 14-vjeçar i mikeshës sime.
‘Po, po, me duhan nëpër banjo shkollash dhe me ç’kam dëgjuar nga mësuese edhe shiringa janë gjetur në to. Ç’nuk shohin e dëgjojnë muret e tyre!’, vijon e rrjedhshme në shpjegime mikesha ime, teksa habitet me habinë time. Sepse unë jam mama e një 13 vjeçareje, si mund mos të di se këto janë normaliteti i përditshmërisë së adoleshentëve të sotëm?!
Por nuk qe habia, që po më shqyente sytë, por tmerri, sepse instiktivisht çdo rrëfim ishte në përfytyrim të voglën time në ambjente e sjellje të ngjashme.