Stano: Borrell kërkoi që Kurti dhe Vuçiq të tregojnë gatishmëri për kompromis

Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian, ka njoftuar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, gjatë takimit që ky i fundit ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiqi, u ka kërkuar të dyve që të tregojnë gatishmëri për kompromis.

Po ashtu, Stano ka njoftuar se, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, nga Kurti dhe Vuçiqi, ka kërkuar edhe që të respektojnë angazhimet e tyre në dialog.

Tutje, zëdhënësi i BE-së, ka thënë se normalizimi është një faktor kyç në rrugën e Kosovës dhe Serbisë për në BE.

“Kosovë/Serbi: Josep Borrell u takua me Albin Kurtin dhe Aleksander Vuçiq në Paris, u kërkoi atyre që të tregojnë gatishmëri për një kompromis dhe të respektojnë angazhimet e tyre në Dialog. Normalizimi është një faktor kyç në rrugën e Kosovës e Serbi në BE. Këshilli i Punëve të Jashtme do ta diskutojë këtë çështje të hënën”, ka thënë Stano.