Trumpi emëron sekretare të Arsimit ish-CEO-në e WWE-së – Albnews
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emëruar Linda McMahon-in, si zgjedhjen e tij për të shërbyer sekretare e ardhshme e Departamentit të Arsimit.
Vendimi për McMahon-in vjen pasi Trump emëroi Howard Lutnick-un, si zgjedhjen e tij për të udhëhequr Departamentin e Tregtisë, shkruan CNN-i, transmeton ..
“Linda do të përdorë përvojën e saj prej dekadash të Lidershipi dhe kuptimin e thellë të Arsimit dhe Biznesit, për të fuqizuar gjeneratën e ardhshme të studentëve dhe punëtorëve smerikanë dhe për ta bërë Amerikën numër një në arsim në botë. Ne do ta kthejmë Arsimin në shtete, dhe Linda do ta drejtojë atë përpjekje”, tha Trump në një deklaratë.
McMahon, një donatore e madh republikane dhe një ish-ekzekutive e WWE-së, shërbeu si administratore e Administratës së Biznesit të Vogël gjatë mandatit të parë të Trumpit. Ajo u emërua, më 2017 dhe dha dorëheqjen më 2019, për t’u bërë kryetare e “America First Action”.
McMahon është kryetare e bordit të Institutit të Politikës së Parë të Amerikës, një institut pro-Trumpit që u formua në vitin 2021 nga McMahon, Larry Kudlow dhe këshilltarë të tjerë.