Ty more manipulues, është e pamundur që dikush të të besojë ! – Albnews
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me deklaratat e ministrit të Bujqësisë Faton Peci, pas raportimeve për skandalet me subvencione në këtë ministri.
Peci ka folur lidhur me skandalet në këtë ministri, në kohen kur ky dikaster është udhëhequr nga partitë opozitare.
Musliu e ka quajtur manipulues ministrin Peci, për të cilin ka thënë se nuk i beson askush.
“Ty, more manipulues, është e pamundur që dikush të të besojë, por nëse kjo që thua është e vërtetë dhe ti nuk e ke paraqitur në prokurori, por e ke mbajtur për të shantazhuar në fushatën zgjedhore, atëherë e meriton burgun. Ministrat dhe askush tjetër nuk guxon të shantazhojë, sepse shantazhi denohet me ligj. Prokurori pas këtyre deklaratave ose PECI ose SPECI njani duhet me përfundu në burg”, ka shkruar Musliu në Facebook.