UEFA merr vendim për ndeshjen Kosovë-Rumani
UEFA e ka regjistruar 3:0 në favor të Rumanisë ndeshjen e ndërprerë ndaj Kosovës.
Shtëpia evropiane e futbollit (UEFA) ka marrë vendimin sot për ndeshjen e shumëpërfolur mes Rumanisë e Kosovës.
Përpos humbjes së ndeshjes, FFK-ja është gjobitur edhe me 6 mijë euro për shkak të sjelljeve të pahijshme të futbollistëve.
Ndërkaq, Federata Rumune e Futbollit është dënuar me përafërsisht 150 mijë euro.
Vendimi i plotë i UEFA-s:
Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 50,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e stadiumit të Federatës Rumune të Futbollit gjatë (1) ndeshjes së ardhshme në të cilën Federata Rumune e Futbollit do të luajë si shoqatë mikpritëse, për sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të mbështetësve të saj ( në lidhje me thirrjet ksenofobike antihungareze).
Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 30,000 euro për transmetimin e mesazheve provokuese politike që nuk janë të përshtatshme për një ngjarje sportive .
Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 9000 euro për hedhjen e sendeve .