LAJME

Uji në Badoc ende i papijshëm, nuk largohet sasia e manganit me vluarje të ujit – Albnews

Tash e dhjetë ditë disa vende dhe lagje të Prishtinës janë duke shfrytëzuar mundësi të tjera të furnizimit me ujin e pijshëm , pasi që uji që rrjedh nga ujësjellësi “KRU” po vazhdon të ketë sasi të lartë të manganit në Liqenin e Badocit.

Ndërsa, Arjeta Mjeku – Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” ka thënë se aktualisht është duke vazhduar sasia e lartë e manganit në ujin e pijshëm në Liqenin e Badocit.

Mjeku rekomandoi që qytetarët të mos e vlojnë ujin sepse nuk largohet sasia e manganit me vluarje të saj.

“Po vazhdon që Liqenin e Badocit sikur në ujin e patrajtuar dhe të trajtuar vazhdon të jetë sasia e manganit e lartë. Ende uji i papijshëm. 0.08g miligram për litër e kemi sasinë e manganit në sasinë e ujit të patrajtuar. Ndërsa tek uji i trajtuar ka 0.03 miligram për litër. Shumë shpejt do të eliminohet kjo. Jemi duke pastruar dhe shpërlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në mënyrë që të mos mbetet sasi e manganit në grupacione primare dhe sekondare. Rekomandimi tjetër është nga IKSHPk-ja  që ne të figurojmë uji pije për pije dhe përgatitje të ushqimit përmes autobotëve duke filluar nga Badoci i ri, Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Lagjja e Spitalit, Rruga B, Lagja Bregu i Diellit, Muharrem Fejza. Uji mbetet i papijshëm.Dukuri termike, ndodh kur ditët janë të nxehta e netët e ftohta. Diçka kimike. Ujin nuk duhet të vlojnë sepse nuk e largojnë manganin nga uji. Por duhet të marrin nga autobotët. Do të marrim masa të tjera që herave të tjera të mos kemi probleme të tilla”, vijoi Mjeku në Rtv Dukagjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *