Interesante

Veprimi shokues i 14-vjeçarit pasi vrau bashkëmoshatarin e tij Martin Cani me thikë në zemër! Fjalët e fundit të viktimës që kërkonte nënën e tij!

Lule dhe qirinj në tavolinën e klasës, qirinj vë vendin ku iu mor jeta brutalisht nga një bashkëmoshatar, kurora të shumta me lule dhe mesazhe rrëqethëse përcollën në ditën e fundit Martinin, nxënësin e klasës së 9-të të shkollës “Fan Noli”, futbollistin e moshave ‘U 15’ dhe djalin e qetë për ata që e njohën në rrugëtimin e tyre.

Martinit iu dha dje lamtumira nga shokët e klasës, nga nxënës të shkollës dhe nga bashkëmoshatarë me të cilët ndante fushat e gjelbra në emër të ëndrrës së madhe të bëhej futbollist. Por, ende nuk ka një motiv të saktë se përse ka ndodhur krimi, se kur ka nisur konflikti, se cilët janë fëmijët e tjerë të përfshirë në sherr përveç të M.P., 14-vjeçarit që është vënë në pranga si autori i vrasjes së Martinit.

Policia justifikohet me një takim që sipas saj, oficerja e sigurisë së shkollës ka bërë me dy fëmijët, mësuesit ‘qajnë’ indiferencën, ndërkohë kalimtarët e shumtë kureshtarë që nuk zbritën nga mjetet e tyre t’i ndanin fëmijët apo t’i jepnin ndihmë Martinit, tashmë mbajnë vetëm imazhet e tmerrshme të asaj ngjarjeje të përgjakshme. Autori, një tjetër nxënës i asaj shkolle, është shfaqur dje me imazhe tronditëse, foto nga ku demonstron armën e krimit dhe një kërcënim si mesazh.

Fëmijë të tjerë, që kërkojnë protagonizëm kërcënojnë palët kundërshtare me fjalor të rriturish, ndërsa policia dhe prokuroria kanë ende punë të zbardhin tërësisht ngjarjen ku një fëmijë, sapo del nga shkolla, vritet nga një tjetër nxënës i po asaj shkolle.

ARRESTIMI

Adoleshenti me iniciale M.P., e cili dyshohet goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani, pas një sherri mes tyre pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ka publikuar në “SnapChat” foto pas krimit. 14-vjeçari është arrestuar nën akuzën “vra:sja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën ‘Qemal Stafa’, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale ‘vra:sja me dashje e kryer ndaj të miturit’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal. Ky shtetas, ditën e ngjarjes, në afërsi të shkollës ‘Fan Noli’, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatarët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit. Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, raportuan uniformat blu.