Vuçiq takon Nënsekretaren e Shtetit Nuland, thotë se diskutuan për forcimin e partneritetit me ShBA-të

Presidenti serb Aleksander Vuçiq, ka takuar Nënsekretaren për Çështje Politike të Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland.

 Takimi është zhvilluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, raporton Kosovo-Online.

Vuçiq ka publikuar një fotografi me Nuland, dhe ka shkruar se me të ka biseduar për çështjet gjeopolitike dhe mundësitë për fuqizimin e partneritetit me ShBA-të.

“Takimi me  Nënsekretaren e Shtetit Victoria Nuland, si gjithmonë, ishte jashtëzakonisht i hapur dhe kuptimplotë. Ne diskutuam çështjet më të rëndësishme gjeopolitike globale dhe rajonale, por edhe mundësitë shtesë për të forcuar dialogun e partneritetit me SHBA, si në në kuptimin ekonomik dhe në kuadër të bashkëpunimit gjithëpërfshirës dypalësh”, thuhet në njoftim.